Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Evakuohen tre fshatra në Delvinë/ Kritike situata nga zjarri, digjen disa banesa

schedule16:24 - 25 Korrik, 2025

schedule 16:24 - 25 Korrik, 2025

Në bashkinë e Delvinës  situata me zjarrin eshte kritike. flakët janë përhapur në tre vatra. Për izolimin e tyre po punohet nga toka dhe ajri.

Disa banesa jane djegur, flaket i janë afruar rrugës nacionale. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë, për shkak të rrezikut nga zjarret. Në operacion janë përfshirë edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po veprojnë në zonën e Delvinës.

Sipas emergjencave civile 10 nga 29 vatrat e zjarrit të raportuara 24 orët e fundit në  vend  janë ende aktive.

Problematike paraqitet situata në malin e Sevasterit  në Selenicë ku për shkak të terrenit  të thepisur  ndërhyrja për shuarjen e flakëve është e vështirë.

Në Majën e  Paliskës në fshatin Dukat ndërhyrja e dy helikopterëve të Forcave Ajrore solli përmirësim të situatës ndërkohë po punohet për shuarjen e plotë të flakëve.

Nga Shkopeti në Kurbin  zjarri sipas ministrisë së Mbrotjes     është përhapur edhe në territorin e bashkisë Mirditë.   2 helikopterë  hungarezë  kanë ndihmuar  për uljen e intensitetit të flakëve. Aktualisht banesat janë jashtë rrezikut ndërkohë po vijon puna për shuarjen e zjarrit.

Në fshatin Dishnicë të  Korçës  për izolimin e flakëve  po punojnë  rreth 70 forca të strukturave operacionale.

Ndërkohë  në vendin e quajtur Liqeni i Luleve në Parkun  Kombëtar të  Lurës zjarri po zhvillohet në tre vatra. Për shuarjen e  tij  janë angazhuar rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale.

9 misione nga avioni Canadair kroat janë kryer për të shuar flakët në fshatin Zall Gjoçaj të Matit megjithkëtë  vatrat janë ende aktive.

Rreziku për zjarre mbetet I lartë në të gjithë qarqet ndërkohë institute I Gjeoshkencave  parashikon rrezik shumë të lartë në qarkun e Korçës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!