Një zjarr i madh ka përfshirë pllajën e zonës malore në fshatin Plashnik në Berat.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha, ndërkohë që zjarri po vijon të përhapet si rezultat i temperaturave të larta dhe erës.
Drejt zonës së zjarrit janë nisur 4 mjete zjarrëfikëse dhe 12 punjohës,të cilët po punojnë me pompa uji dore dhe mjete rrethanore. Deri më tani zjarrëfikësit nuk kanë mundur të lokalizojnë flakët dhe të kryejnë shuarjen e zjarrit,për shkak të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonën e zjarrit.
Mësohet se është kërkuar edhe ndihma e helikopterëve për hedhjen e ujit nga ajri, ndëkohë që vatrat e zjarrit janë ende aktive. Flakët kanë pësuar shtrirje të madhe në pjesën malore dhe nga vendngjarja raportohet se deri më tani 3 hektarë sipërfaqe me pisha janë shkrumbuar. /abcnews.al