Zjarri në Astir, banorët: Pallati nuk kishte shkallë emergjence, dyshimet e para për konfliktet e pronarit

schedule11:28 - 21 Qershor, 2022

schedule 11:28 - 21 Qershor, 2022

Pronari pallatit në Astir që u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm ka probleme  pronësorë në lidhje me truallin e objektit, raporton gazetarja e Abc Xhensila Kodra.

Sipas hetimeve paraprake pista kryesore ka të bëjë me zjarrvënie të qëllimshme në makinën e pronarit të pallatit, e cila u dogj.

Gjithashtu u dogjën edhe tre makina tjera që ndodheshin të parkuara në garazhin e pallati.

 

Banorët e pallatit shprehen të tronditur, teksa kanë pohuar se pallati nuk kishte shkallë emergjence, për pasojë dalja e tyre nga godina është bërë më e vështirë.

Nga zjarri u lënduan tetë banorë, të cilët pasi morën trajtimin mjekësor dolën nga spitali dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe: Tritol “Range Rover-it” të pronarit? Forcat xhenio të RENEA-s zbarkojnë në pallatin që u përfshi nga flakët

Ndërsa policia po bën kontrolle të një pas njëshme në kamerat që ndodhen afër pallatit për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Dritan Llanaj është vëllai i ndërtuesit Sino Llanaj, njëherazi edhe pronar i pallatit.

Mësohet se Dritan Llanaj por edhe Sino Llanaj janë dy emra të njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi janë shoqëruar disa herë në qeli.

Kush është Dritan Llanaj?

Ndërtuesi Dritan Llanaj njihet si një person që ka pasur probleme me ligjin edhe më herët në raport me mashtrimin e qytetarëve dhe pronat. Në zonën e Unazës së Re, ai ka mashtruar qytetarët. Këta të fundit kanë protestuar edhe para Prokurorisë duke kërkuar dëmshpërblim. Ai po ashtu akuzohet edhe për tjetërsimin e pronave tek spitali i Traumës.

Kush është Sino Llanaj?

Sino Llanaj, njihet për konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur për një ndërtim në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në këtë sherr Sino Llanaj mbeti i plagosur. Ndërkohë ai ishte në konflikt me ortakun e tij ndërtues por edhe me banorët për shkak të shitjes së disa apartamenteve në një kompleks.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!