Pylli i Drenies në vendin e quajtur Lofkend është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse të Patosit.
Burime bëjnë me dije për ABC se përmasat e zjarrit janë të mëdha dhe ai po vazhdon të përhapet me shpejtësi.
Nga ana tjetër terreni i thyer e bën thuajse të pamundur ndërhyrjen me mjetet e forcave zjarrfikëse.
Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit në këtë zonë pyjore. /mv.abcnews.al