Për shkak të temperaturave të larta që prej ditësh janë prezente në të gjithë rajonin, Greqia duket se ka nisur edhe problemet e para me shpërthimin e vatrave të zjarrit.
Mediat greke shkruajnë se një zjarr i madh është aktivizuar në zonën e Kouvara Attica., ku për shkak të afërsisë me banesat është bërë evakuimi i banorëve përreth.
Për shkak të zjarrit është ndaluar lëvizja e automjeteve në Lavriou Avenue, nga Souniou Avenue në Rrugën Provinciale Kouvara, në të dy anët e lëvizjes.
Ndërkohë autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të largohen nëse ndodhen në zonën e Peta Kouvara, të evakuohen drejt Keratesë. Në vendbanimin në fjalë, sipas kryebashkiakut të Lavreotikisë, flakët janë shumë afër shtëpive.
Më herët Komuna e Saronikos ka lëshuar një njoftim urgjent duke kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin brenda vendbanimit Peta.
Gjithashtu, banorëve të rrugës Omirou u kërkohet të evakuojnë banesat e tyre .
Në vendngjarje po operojnë 55 zjarrfikës me 20 automjete si dhe dy avionë dhe katër helikopterë, ndërkohë në operacion po ndihmon edhe një ekip prej 40 zjarrfikësësh rumunë me 5 cisterna uji. /abcnews.al