Një zjarr i madh ka përfshirë zonat pyjore mesditën e të martës në komunën e Acharnes, në një zonë në lindje të Royal Estates në Greqi.
Mbi 100 zjarrfikës dhe 35 automjete të ndarë në katër grupe ushtarësh kanë zbarkuan në zonë ndërkohë 5 helikopterë dhe katër avionë përfshirë edhe atë rus Beriev 200, po ndërhyjnë nga ajri.
Sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë kërcënim për zonat e banuara. Këtë e konfirmoi në një deklaratë për mediat guvernatori i Atikës, George Patoulis.
Për shkak të zjarrit, trafiku i automjeteve është bllokuar në disa zona. Ndërsa rënia e tensionit të lartë krijoi probleme në furnizimin me energji elektrike. m.v/abcnews.al


