Zjarrfikësi në Mirditë humb betejën me COVID

schedule14:04 - 11 Tetor, 2021

schedule 14:04 - 11 Tetor, 2021

Tonin Ndoka, efektiv i repartit zjarrfikës në Mirditë është ndarë nga jeta ditën e sotme, duke humbur betejën me COVID.

Lajmin e trishtë e bën me dije miku i tij përmes një postimi në rrjete sociale.

Nje humbje e madhe nga kjo sëmundje e pa bese. Trishtimi dhe dhimbja na ka pllakos në kët jete të pa besë. Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezit si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh shoku im Tonin Ndoka”, shkruan një nga miqtë për ikjen e Tonin Ndokës.

Lufta me COVID ende nuk ka marrë fund. Nëntë humbje jete janë regjistruar dje në vend nga koronavirusi, tre më shumë se ditën e shtunë. Viktimat kanë qenë 3 qytetarë nga Fieri të moshave 51-75 vjeç, 2 qytetarë nga Tirana të moshave 72-73 vjeç, 2 qytetarë nga Vlora të moshave 65-69 vjeç, 1 qytetar nga Lezha 67 vjeç dhe 1 qytetar nga Berati 71 vjeç./be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!