Zjarret vdekjeprurëse në Portugali/ Mijëra zjarrfikës në luftë me flakët. Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar

schedule09:40 - 17 Shtator, 2024

schedule 09:40 - 17 Shtator, 2024

Forca të forta zjarrfikëse po luftojnë me zjarret në pyje në Portugali, ku fshatra të tëra janë evakuuar dhe të paktën dy persona kanë vdekur. Rreth 5,000 zjarrfikës po luftojnë me flakët në të gjithë vendin, duke përfshirë 1,100 në rajonin veriperëndimor të Aveiro.

Qeveria i ka kërkuar Bashkimit Europian që të dërgojë edhe 8 avionë të tjerë si pjesë e mekanizmit të mbrojtjes civile të BE-së të njohur si RescEU. Dy mbërritën nga Spanja dhe dy pritej nga Franca, ndërsa Greqia tha se do të dërgonte dy Canadair CL-415.

Ndërkohë, deri më tani janë konfirmuar dy viktima, pasi u zbuluan eshtrat e një burri që ndoshta punonte në një kompani druri dhe në të njëjtën zonë, një person tjetër vdiq nga ataku kardiak për shkak të tymit.

Dy persona janë shtruar në spital me plagë të rënda, sipas shërbimit të mbrojtjes civile.

Situata ka të ngjarë të përkeqësohet për shkak të thatësirës dhe erërave me shpejtësi deri në 69 kilometra në orë, tha komandanti i Emergjencave Kombëtare dhe Mbrojtjes Civile Andre Fernandez.

Në të gjithë vendin, temperaturat arritën në 30 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe priten të rriten edhe më shumë të martën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!