Situata e krjuar nga zjarret në veri të Greqisë ka detyruar autoritetet vendore në rajonin Halkidiki të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Nga të dhënat e fundit rezulton se flakët vazhdojnë të djegin sipërfaqet me pisha në gadishullin Sithonia. Autoritetet bëjnë me dije se gjendja paraqitet serioze dhe përpjekjet për të shuar zjarret pengohen nga erërat e forta dhe terreni i vështirë.
Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në rrugën provinciale që lidh fshatin Sarti me atë Voruvoru, në lindje të Sithonias, është devijuar. Në disa zona të gadishullit, i njohur për plazhet e bukura, ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa shërbimi i telefonisë së lëvizshme nuk funksionon. Sipas mediave greke, brigada e zjarrfikësve më herët urdhëroi evakuuimin e banorëve të zonave pranë vatrës së zjarrit./abcnews.al