Zjarret/ Rama tjetër apel drejtësisë: Zbatoni me përgjegjshmëri ligjin dhe ndëshkoni autorët

schedule15:32 - 1 Gusht, 2023

schedule 15:32 - 1 Gusht, 2023

SHQIPËRI- Policia e Shtetit vijon të prangosë të gjithë ata që tentojnë të djegin pyjet, të cilat janë një nga pasuritë tona kombëtare. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka përgëzuar punën e efektivëve, ndërsa përsërit thirrje drejtuar prokurorëve dhe gjykatësve që të respektojnë ligjin duke ndëshkuar autorët përgjegjës.

“Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh.Edhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm”,  shkruan Rama.

Djegia e pyjeve konsiderohet vepër penale dhe autorët rrezikojnë deri në 15 vjet burg./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!