Zjarret përfshijnë Turqinë, viktima dhe të plagosur

schedule08:31 - 21 Qershor, 2024

schedule 08:31 - 21 Qershor, 2024

Pesë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur mes të cilëve 10 në gjendje të rëndë, pasi zjarret goditën disa fshatra në Turqinë juglindore.

“Pesë persona vdiqën dhe 44 u plagosën, 10 prej tyre rëndë” kur flakët shpërthyen në dy zona pranë qytetit juglindor të Mardinit, shkroi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në X.

Pas përpjekjeve intensive të ekipeve, zjarri është vënë nën kontroll, ndërkohë që vijon puna për shuarjen e plotë të flakëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!