Zjarret përfshijnë Kanadanë, humb jetën zjarrfikësi 19-vjeçar

schedule09:29 - 15 Korrik, 2023

schedule 09:29 - 15 Korrik, 2023

Një zjarrfikës 19-vjeçar ka humbur jetën duke luftuar me flakët e një zjarri në Kolumbinë Britanike, ndërsa zjarret kanë prekur të gjithë Kanadanë. 19-vjeçari humbi jetën teksa po luftonte për të shuar flakët e një zjarri jashtë qytetit Revelstoke, rreth 500 kilometra në verilindje të Vankuverit.

“Lajmi se një zjarrfikës, i cili luftoi me guxim për të shuar zjarre ka humbur jetën është zemërthyes. Ngushëllimet e mia për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në këtë kohë të vështirë”, shkroi në Twitter kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Kanadaja po përjeton ndoshta zjarret më të këqija në historinë e saj dhe emetimet e grimcave kanë arritur nivele rekord.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!