Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar pesë vatra zjarri në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhe dhe Berat. Flakët sipas Ministrisë së Mbrojtjes janë shuar me sukses.
Në 6 raste, zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe barishte, duke shkaktuar djegien e rreth gjysmë hektari.
Në Kavajë dhe në ishull Shëngjin zjarri ka rënë në banesa ku janë shkaktuar dëme materiale.
Në ishull Shëngjin sipas ministrisë për shkak të një rrjedhjeje gazi, është lënduar një grua, e cila u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në një rast tjetër, një automjet privat është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në operacionet për shuarjen e flakëve u angazhuan 9 forca operacionale dhe 64 automjete zjarrfikëse.
Rreziku nga zjarret edhe të shtunën sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave mbetet i lartë kryesisht në Qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ndërsa në pjesën tjetër të vendit parashikohet risk i moderuar.
/abcnews.al/