Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur për situatën e zjarreve në vend.
Ai e ka konsideruar një operacion të realizuar me sukses pasi fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete.
“Së pari dua të solidarizohem me vendet tona fqinje ,Turqinë dhe Greqi pasi në ndryshim nga ne atje ka pasur edhe dëme në njerëz. Ne e konsiderojmë të realizuar me sukses sepse nuk kemi pasur humbje jete apo banesa të rrezikuara. Tani e vetmja vatër serioze ka mbetur Karaburuni. Deri tani kemi shmangur prekjen e Parkut të Llogarasë”, tha Peleshi.
Peleshi ka ndjekur nga afër situatën në bazën e Pashalimanit , për të cilën theksoi se u rrezikua nga flakët, por falë ndërhyrjes situata është në kontroll.
Gjithashtu Peleshi theksoi se është shmangur prekja e Parkut të Llogarasë.
/abcnews.al/