Zjarret në vend, Peleshi: Problematike vatrat në veri, era ka ndikuar në përhapjen e tyre

schedule12:11 - 15 Gusht, 2021

schedule 12:11 - 15 Gusht, 2021

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në Vend.

Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, deklaron se problematike vijojnë të jenë disa vatra zjarri në veri të vendit.

Ministri thekson se si pasojë e erës flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik.

Sipas tij përkeqësim të situatës ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës.

Gjithashtu me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit.

Era ka ndikuar në përhapjen e perimetrit të zjarrit në fshatin Flet në Fushë-Arrëz, në fshatin Patalej në Lezhë, ku flakët janë në drejtim të fshatit Katund i Ri në Rubik. Përkeqësim ka edhe në Thirrë, në Mirditë dhe në Majën e Rrunës, Laku i Mollave e Laku i Thive në Kukës. Me ritëm të shtuar është edhe zjarri në fshatin Kaçni në Selishtë të Dibrës. Por fatmirësisht, momentalisht nuk ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Një falenderim të veçantë për ndihmën e ardhur nga Bashkimi Evropian, punën e palodhur të ekuipazheve të helikopterëve holandezë e çekë, të cilët po vazhdojnë ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e plotë të zjarreve. Mirënjohje edhe për asistencën e pakursyer të ekipit të ekspertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID e SHBA”, shkruan Peleshi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!