Zjarret në vend, Balla: Zjarrvënia vepër e rëndë penale, dënohet deri në 15 vite heqje lirie

schedule21:01 - 21 Gusht, 2023

schedule 21:01 - 21 Gusht, 2023

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur Policinë e Shtetit e cila ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të cilët në mënyrë të qëllimshme i kanë vënë zjarrin një masivi pyjor në malin Partizan në Berat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla shprehet se zjarrvënia cilësohet vepër e rëndë penale dhe dënohet deri në 15 vite heqje lirie.

“Dje u bënë publike në mediat kombëtare pamjet e momentit kur dy persona i vendosin zjarrin në mënyrë të qëllimshme një masivi pyjor në malin Partizan. Sot Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dy zjarrvënësit, t’i arrestojë dhe po vijon punën për dokumentimin e dëmeve të shkaktuara mjedisore, pronës private dhe publike.

KUJTESË! Është vepër e rëndë penale zjarrvënia me dënime që shkojnë deri në 15 vite heqje lirie”, shkruan Balla.