Një zjarr shpërtheu të enjten në mbrëmje në një zonë rreth 30 kilometra në jug të Dijarbakirit dhe u përhap shpejt për shkak të erërave të forta, duke përfshirë pesë fshatra, tha më herët Ministri i Brendshëm Ali Jerlikaya.
Sipas ministritm zjarri është vënë nën kontroll gjatë natës, por përpjekjet për të freskuar tokën e djegur kanë vazhduar edhe sot.
Një pikë e re e nxehtë shpërtheu mëngjesin e kësaj të premte pranë fshatit Ergani në të njëjtën zonë, por është e kufizuar.
Banorët e fshatit Koksalan, një nga më të goditurit, i thanë AFP se kishin humbur gjysmën e rreth 1,000 dhive dhe deleve të tyre.
Shtatë ekipe të shpëtimit dhe 35 ambulanca janë dërguar në vendin e zjarrit.
Të paktën 11 persona humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën nga zjarret e bimëve që u përhapën nën ndikimin e erës në disa fshatra në juglindje të Turqisë, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.
Qindra kafshë u shkatërruan gjithashtu nga zjarri.
Ministri tha se deri tani ka pasur 11 të vdekur dhe 78 të lënduar, pesë prej të cilëve janë në terapi intensive./abcnews.al