Më shumë se 30 njerëz kanë humbur jetën nga zjarret që përfshinë shtetet e Bregut Perëndimor të SHBA, thonë zyrtarët.
Dhjetëra njerëz janë zhdukur vetëm në Oregon, ndërsa një zyrtar i urgjencës u shpreh se shteti duhet të përgatitet për një “incident masiv fataliteti”.
Zjarret po zhvillohen në Oregon, California dhe Washington për tre javë, duke djegur miliona hektarë tokë dhe duke shkatërruar mijëra shtëpi.
Dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sfiduesi demokrat presidencial Joe Biden paralajmëroi të shtunën se “ndryshimi i klimës paraqet një kërcënim të pashmangshëm, ekzistencial për mënyrën tonë të jetës” dhe akuzoi Presidentin Donald Trump, një skeptik për klimën, për mohimin e “këtij realiteti”. g.v/abcnews.al

