Pesë ditë të pazakonta kanë qenë këto të fundit në Qarkun e Vlorës sa i përket situatës me zjarret.
Më problematike flakët ishin në Finiq, Delvinë dhe Selenicë.
Falë ndërhyrjes në kohë, aktualisht situata është në kontroll.
Rreth 70 hektar tokë, 1 mijë rrënjë ullinj, dy banesa të braktisura dhe tubacione uji të dëmtuara është bilanci i dëmeve në zonat e përfshira nga flakët.
Prefekti i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço sugjeron riorganizim të strukturave dhe ashpërsim të ligjit për zjarrvënësit.
Policia vuri në pranga një 63 vjeçar pasi në ndezi zjarr për të pastruar barërat në kullotën e tij në fshatin Mërtiraj, por si pasojë e erës flakët u përhapën dhe dogjën 10 hektar tokë dhe 320 rrënjë ulliri e bimësi të ndryshme.
Aktualisht në Qarkun e Vlorës nuk ka vatra aktive zjarri ndërsa situata po mbahet nën monitorim./abcnews.al