Zjarret në Portugali shkatërrojnë qendrën e vendit, 20 të plagosur

schedule11:30 - 22 Korrik, 2019

schedule 11:30 - 22 Korrik, 2019

20 të plagosur dhe 1700 zjarrfikës të impenjuar në terren, si pasojë e zjarreve  që kanë përfshirë zona të tëra në qendër dhe në jug të portugalisë. Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të verifikuar nëse zjarret kanë qenë të qëllimshme.

Me qindra zjarrfikës punojnë pa pushim në Portugali, ku flakët po shkatërrojnë zona të mëdha në qendër të vendit. Rajoni maloi Kastelo Branko është përfshirë që nga e shtuna nga zjarre dhe erëra të forta, të cilat së bashku me thatësirën dhe temperaturat deri në 35 gradë, vështirësojnë edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

Njerëzit e përfshirë në operacionet e shpëtimit janë të paktën 1.700. Zjarret kanë shkaktuar deri tani 20 të plagosur, tetë zjarrfikës dhe 12 civilë, sipas të dhënave të ministrisë së brendshme në vend. Një civil i plagosur rëndë u nis për në Lisbonë me helikopter, ndërsa mes të shtunës dhe të dielës shumë fshatra janë boshatisur si masë paraprake, teksa flakët kishin mbërritur pranë disa banesave të izoluara.

Për shkakun e zjarreve kanë nisur dhe hetimet për të verifikuar se nuk kanë qenë të qëllimshme. Por ministri i brendshëm portugez u shpreh se ishte e çuditshme që pesë zjarre të mëdha të kenë nisur pothuajse njëkohësisht në zona pranë njëra tjetrës. Ndërsa Presidenti i vendit u solidarizua me qindra zjarrfikësit që punojnë në terren. Në gjashtë rajone të qendrës dhe Jugut në Portugali është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të zjarreve. /ABC News Albania 24/7 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!