Zjarret në Kaliforni u marrin jetën 6 personave e shkrumbojnë 1.680 km katrorë sipërfaqe

schedule23:00 - 21 Gusht, 2020

schedule 23:00 - 21 Gusht, 2020

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar Kaliforninë dhe pjesën më të madhe perëndimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri më tani raportohet të jetë shkrumbuar një territor prej 1,680 kilometrash katrorë.

Pjesa më e madhe e vatrave janë identifikuar në malet e jugut dhe lindjes së San Francisko-s ndërsa thuhet se shkak për zjarret mund të jenë bërë rrufetë dhe moti tejet i nxehtë.

Me qindra godina janë djegur dhe mijëra persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre

Guvernatori  Gavin Neësom u shpreh të premten: “Këto zjarre janë duke vënë në limite burimet tona dhe janë duke munduar personelin tonë.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!