Zjarret në Hawaii/ Shkon në 53 numri i viktimave, qindra të zhdukur

schedule08:28 - 11 Gusht, 2023

schedule 08:28 - 11 Gusht, 2023

Ka shkuar në 53 numri i viktimave si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë prej disa ditësh ishullin e Hawaiit. Dëme kolosale dhe dhjetëra të lënduar, teksa bilanci i viktimave mund të thellohet dhe më tej, është pasqyra e një prej fatkeqësive më të mëdha natyrore që kanë përfshirë zonën turistike.

Gjithçka është rrafshuar në qytetin e vjetër të Maui, duke bërë që presidenti Biden të shpall gjendjen e emergjencës. Dëme të mëdha, e qindra shtëpi të djegura raportohen dhe në qytetin Lahaina.

Aktualisht, strukturat e mbetura turistike pa u prekur nga flakët janë mbyllur dhe nuk lejohet hyrja e turistëve.

Në konferencën e fundit për shtyp, shefi i zjarrfikësve tha se asnjë nga zjarret në Maui nuk ishte kontrolluar ende plotësisht, por zjarrfikësit po bëjnë përparim. Ekspertët e kanë ende të paqartë se çfarë e shkaktoi këtë situatë apokaliptike dhe shumë prej tyre e lidhin me ndryshimet klimaterike.

Energjia dhe interneti janë të ndërprera për shumë njerëz në të gjithë ishullin, gjë që po ndërlikon përpjekjet për të gjetur personat e humbur.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!