Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Greqi, Mitsotakis: Vendi po përballet me një krizë mjedisore

schedule17:18 - 5 Gusht, 2021

schedule 17:18 - 5 Gusht, 2021

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se vendi po përballet me një krizë mjedisore për shkak të zjarreve.

Lexo edhe: Pamjet apokaliptike nga sateliti në Greqi: Reja mbulon Athinën, tymi nga zjarret shkon deri në Afrikë

“Vendi po përballet me një krizë të paparë mjedisore.

Zjarret e shumë kanë përfshirë shumë zona edhe pse forcat zjarrfikëse po përpiqen me të gjitha mundësitë për të neutralizuar flakët. Dua të theksoj se prioritet mbetet jeta e qytetarëve. Unë e kuptoj zemërimin e tyre për shkak të shkatërrimit të pronave, por duhet të dinë se do të kompensohen”, është shprehur ai.

Ndërkohë për shkak të përhapjes së flakëve në disa zona, ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos njoftoi se Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Policinë dhe Mbrojtjen Civile do të ndihmojnë me të gjitha mjetet për neutralizimin e zjarreve. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!