Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, ka folur për situatën e zjarreve në vend.
Lexo edhe: Drama me zjarret në Greqi, çfarë nuk dihet mbi foton virale të kësaj vajze
Në një konferencë për mediat, Mitsotakis u shpreh se zjarret ishin shkatërruese duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por shërbimet zjarrfikëse ishin në përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve.
Lexo edhe: Zjarri në Evia-n Veriore lë qindra banorë pa strehë: U kthyem të mbledhim copat
“Të gjitha forcat u hokuan në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Dua të theksoj se ne humbëm shumë pyje, prona nga djegia e zjarreve”, tha ai.
Gjithashtu Mitsotakis theksoi se zjarret u përfshinë në shumë vende të tjera dhe jo vetëm në Greqi, duke shtuar se tashmë shtetet duhet të punojnë së bashku për të trajtuar krizën klimatike që ngjarje të tilla të mos përsëriten në vijim.
/abcnews.al/

