Situata me zjarret në Greqi vazhdon të mbetet problematike. Zjarrfikësit janë përballë vështirësi, edhe pse ka forca të shtuara tokësore për t’u përballur me frontet kritike të zjarreve.
Që prej mëngjesit të së hënës beteja e zjarrfikësve vijon në zonën e Portes Antimachia në Kos.
Në këtë zonë janë shtuar mbi 102 forca zjarrfikëse, me 13 automjet dhe me 7 grupe të njësive këmbësore.
Sipas mediave greke nga flakët kanë mbetur gjashtë të plagosur, ndërsa janë evakuuar shtëpi dhe hotele.
/abcnews.al/