Zjarret në Greqi, 13.000 migrantë mbetën të pastrehë

schedule09:06 - 10 Shtator, 2020

schedule 09:06 - 10 Shtator, 2020

Zjarret në Greqi shkatërruan kampin më të madh të migrantëve duke lënë rreth 13,000 njerëz pa strehë. Policia bllokoi rrugët nga kampi, për të penguar hyrjen e migrantëve në qytetet pranë. Shumë prej tyre u përpoqën të hynin në  Mytilene, por hyrja u bllokua.

Sipas disa njoftimeve, shumë migrantë kanë fjetur nëpër fusha. Komisionarja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson, tha se ka rënë dakord për financimin e strehimit të 400 adoleshentëve dhe fëmijëve në Greqi.

 

Nuk është e qartë se si saktësisht kanë nisur zjarret, por ministri Mitarachi tha se “incidentet në Moria kanë nisur nga azilkërkuesit, për shkak të karantinës”. Rreth 35 veta që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus kanë refuzuar të vetëkarantinohen së bashku me familjet e tyre.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se prioriteti kryesor është “siguria e atyre që kanë mbetur të pa strehë”. s.ba/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!