Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Delvinë/ Situata drejt normalizimit, asnjë vatër aktive

schedule09:19 - 14 Gusht, 2025

schedule 09:19 - 14 Gusht, 2025

Situata në Bashkinë Delvinë paraqitet e qetë dhe nën kontroll, pa asnjë vatër aktive zjarri që nga pasditja e djeshme. Sipas autoriteteve vendore, nuk është konstatuar asnjë përhapje e re flakësh në territorin e bashkisë, ndërsa strukturat mbeten në gatishmëri të plotë.

Një vatër zjarri është regjistruar më herët në fshatin Varfaj, ku kanë ndërhyrë me shpejtësi shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve, duke parandaluar çdo rrezik për banesat apo zonat pyjore përreth.

Autoritetet lokale theksojnë se monitorimi vijon në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht gjatë ketyre ditëve me temperatura të larta dhe erëra të forta, që rrisin rrezikun e zjarreve. / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!