Zjarret që kanë përfshirë prej ditësh Australinë kanë krijuar një re alarmante tymi që ka mbështjellë qytetin e Sidnej. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa ekspertët shprehen se tymi do të qëndrojë disa ditë.
Qyteti i Sidnej në Australi është mbështjellë nga një re gjigande tymi e sjellë nga erë mbrëmjen e së hënës. Kjo pas disa ditësh zjarresh në pyje që vijojnë të jenë ende jashtë kontrollit në Nju Sauth Uells.
Autoritetet i kanë bërë apel banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të shmangin aktivitetin fizik sepse niveli i ndotjes së ajrit në qytet është tetë herë më I lartë se standartet e sigurisë kombëtare të Australisë.
Përveç se me tymin, 5 milion banorët e Sidnej, përballen dhe me temperature deri në 37 gradë Celsius. Shërbimi anti zjarr në Nju Sauth Uells, paralajmëroi se tymi do të qëndrojë në qytet për disa ditë.
Zjarret e shpërthyera në tetor në very të vendit, si pasojë dhe të një pranvere të nxehtë, kanë shkaktuar të paktën 6 viktima. Sipas shërbimit rural anti zjarr, zona e djegur në Nju Sauth Uells shtrihet oër më shumë se 1 milion e 650 mijë hektarë, më shumë se në tre sezonet e fundit të nxehta, të marra së bashku.
Aktualisht janë 63 vatra zjarri aktive në këtë shtet, 35 prej të cilave ende jashtë kontrollit./abcnews.al