Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret më shkatërrues në 14 vite/ Sistemi Europian i Klimës: Mbi 54 mijë hektarë të djegur në Shqipëri

schedule10:01 - 14 Gusht, 2025

schedule 10:01 - 14 Gusht, 2025

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese  të regjistruara në 14 vitet e fundit. Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet rezulton se në vendin tonë në 7 muaj janë djegur si pasojë e zjarreve mbi 54 mijë hektarë tokë.

Nga të dhënat vërehet se kjo është sipërfaqja më e madhe e regjistruar   që prej vitit 2011 ku në të gjithë vitin është djegur po e njëjta sipërfaqe.

Sipas sistemit Europian për zjarret e pyjet gjatë vitit 2024, u dogjën 46,6 mijë hektarë tokë nga 168 zjarre në total.

Ndërkohë sipas të dhënave meteorologjike ditët në vijim pritet të jenë me temperatura më të ulëta duke ndikuar në  vënien në kontroll të vatrave të zjarrit.

Aktualisht situate e zjarreve në vend paraqitet  nën kontroll ndërsa Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka ngritur grupet e punës për monitorimin e fermave dhe raportimin mbi gjendjen e shëndetit të kafshëve në zonat e prekura nga zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh. Nga të dhënat e deritanishme nga terreni, konstatohet se  U dogjën nga zjarret 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh.

Në bashkinë Delvinë situata paraqitet e rënduar ky dyshohet për djegien e një ferme me 25 krerë të imtash dhe 9 parqe bletësh, me gjithsej 500 zgjoje. Në Gramsh përkatësisht në fshatrat Skëndërbegas, Arunas, Shëmbërdhenjë, Bletës dhe Kullollas janë konstatuar të djegur 9 krerë gjedh, 95 krerë të imtash dhe 50 zgjoje bletësh.

Grupet e punës janë në terren për evidentimin e plotë të dëmeve dhe në ndihmë të fermerëve ndërsa  kafshët e ngordhura po groposen. Ndërkohë në fshatrat Tremul dhe Aliko dhe Dhivër të Finiqit  Janë shkaktuar dëme në kullota dhe parcela me ullinj, por nuk ka humbje në bagëti.

Fermat që rrezikoheshin nga mungesa e ushqimit për bagëtitë u evakuuan në zona të sigurta me kullota, larg vatrave të zjarrit.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!