Zjarret djegin pyjet, 11 vatra/ Finiq, ministri i Mbrojtjes: Evakuohen dy familje

schedule20:11 - 12 Gusht, 2024

schedule 20:11 - 12 Gusht, 2024

Dy familje janë evakuar në lartësitë e Mesopotamit në Finiq si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Duke parë nga afër situatën në Finiq, ministri  mbrojtjes, Pirro Vëngu deklaroi se do të vijojë puna pa ndërprerë, ndonëse është terren I vështirë dhe bimësi e dendur. Sipas ministrit, në këto operacione  prioritet janë mbrojtja e zonave të banuara. Në të gjithë vendin 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive.

Flakët vijojnë të jenë aktive në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë. Dy vatra janë aktive në Qarkun e Tropojës, në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen si dhe në fshatin Çeren. Flakët janë përhapur pranë Parkut Kombëtar të Alpeve, ndërsa terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen. Puna për shuarjen e flakëve vijon në malin Lugë, në fshatin Tërnovë të Bulqizës dhe Mat. Në vendin e quajtur Mali i Pusit dhe mbi fshatin Sotirë, në Dropull, sipas Emergjencave Civile, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit.

Zjarri ka kaluar në kurorën me pisha. Në fshatin Kostar në Finiq dhe në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë flakët mbeten aktive, por nuk paraqesin rrezik për banesat. Ndërkohë Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht dy autorë të dyshuar për zjarrëvënie në fshatrat Zhulat dhe Karat,  ku janë djegur sipërfaqe toke me bimësi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!