Zjarr pikës së makinave me qira, pronari e kishte hapur biznesin 5 ditë më parë, rezulton me precedentë penalë

schedule10:23 - 5 Qershor, 2024

schedule 10:23 - 5 Qershor, 2024

Makinat me qira në Kamëz, të cilave iu vu flaka, ishin në pronësi të Edjon Hoxha.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kishte vetëm pesë ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.

Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati nr 5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit. Edjon Hoxha është me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Por kjo nuk po hetohet nga efektivët, pasi pista kryesore ajo e konkurrencës. Ndërkohë gazetari Ervin Leka raportoi se:

“Bëhet fjalë për 7 automjete që janë shkrumbuar nga zjarri. Pronari i kësaj pike, rezulton të jetë pa precedente penale dhe pa probleme. Kanë deklaruar se personi nuk ka asur asnjë problem. Dyshimet kryesore janë nga konkurrenca, por nuk përjashtohen pista të tjera. Dëmi është i madh, sipas përllogaritjeve, 50 mijë euro dëm. Pavarësisht ndërhyrjeve, asnjë prej makinave nuk ka shpëtuar. Policia e Kamzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë.  Dyshohet se një person ka ardhur lëndë djegëse dhe më pas është larguar. Është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ende nuk e ka një autor të kësaj ngjarjeje, janë tre persona që janë shoqëruar.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!