“Zjarr” përballja mes Marseilles dhe Frankfurtit, tifozët francez: Nuk jeni të mirëpritur!

schedule12:01 - 11 Shtator, 2022

schedule 12:01 - 11 Shtator, 2022

Në mesjavë do të rikthehet përsëri Champions League. Përballja mes Marseille dhe Eintracht Frankfurt do të luhet ditën e martë duke nisur që nga ora 21:00.

Tifozët e dy ekipeve njihen si ndër më të flaktat në Evropë dhe tashmë përgatitjet për këtë sfidë veç kanë filluar.

Megjithatë, tifozët e Marseille kanë befasuar me mesazhin e fundit në drejtim të atyre të Frankfurt.

“Nuk jeni të mirëpritur Frankfurt”, shkruhet në muret e qytetit të Marseille. Kujtojmë se tifozët e Frankfurtit kanë bërë transferta me mijëra tifozë vitet e fundit, por pas këtij mesazhi pritet që siguria për ta nga autoritetet përkatëse të jetë shumë më e madhe se sa që pritej. /f.a/abcnews.al