Zjarr në zyrën qëndrore të postës në Filipine, 7 të plagosur

schedule13:42 - 22 Maj, 2023

schedule 13:42 - 22 Maj, 2023

Një zjarr që përfshiu zyrën qëndrore të postës në Manila, kryeqytetin e Filipineve rreth orës 23:45 të mbrëmjes ka lënë të plagosur 7 persona. Forcat zjarrfikëse arritën të shuanin zjarrin në orët e para të mëngjesit pas më shumë 7 orësh në luftë me flakët.

Sipas autoriteteteve zjarri nisi pak para mesnatës në bodrumin e ndërtesës peskatëshe  ndërsa po kryehet një hetim për të kuptuar nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.

Këto pamje tregojnë ndërtesën e cila është pothuajse e gjitha e përfshirë nga flakët ndërsa një shtullunë e madhe tymi ngrihet në qiell.

Ndërtesa e postës  ka një rëndësi Historike për Filipinezët pasi ishte kthyer në një pike referimi në të gjithë komnin. E ndërtuar në vitin 1926 me kolona të larta në një stil tradicional neoklasik kjo ndërtes u dëmtua rëndë gjatë luftës së Dytë Botërore dhe rindërtua në vitin 1946.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!