Vila e moderatorit të televizionit shtetëror rus , Vladimir Soloviev në Itali është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e së mërkurës.
Për fat të mirë zjarri u shua shpejt, duke shkaktuar dëme të pakta materialë, shkruan BBC.
Gjithashtu nga flakët është përfshirë dhe një vilë e dytë e moderatorit rus afër liqenit të Komos në Italinë veriore, raporton Reuters.
Në të dyja rastet dyshohet për zjarrvënie.
Vila e pabanuar ishte sekuestruar më parë nga autoritetet italiane si pjesë e sanksioneve të BE-së të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës./abcnews.al/