Pas Karaburunit një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Radhimës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të përhapjes me shpejtësi të flakëve rrezikohen disa banesa dhe biznese që ndodhen pranë zonës së vatrave të zjarrit.
Për shkak të flakëve të mëdha të zjarrit është krijuar panik tek pushuesit.
Ndërkohë zjarrfikësit dhe banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve. /abcnews.al