Zjarr në qendrën kërkimore të Gardës Revolucionare në Iran, lëndohen tre persona

schedule22:06 - 26 Shtator, 2021

schedule 22:06 - 26 Shtator, 2021

Tre persona janë lënduar këtë të dielë si pasojë e flakëve të zjarrit që kanë rënë në një ndërtesë që i përket Gardës Revolucionare, ushtrisë ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të lënduarit janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën mjekësore.

“Një zjarr shpërtheu pasdite në një nga qendrat kërkimore të Gardës në perëndim të Teheranit, duke plagosur tre anëtarë të stafit. Të plagosurit u dërguan në spital,” ka thënë një zyrtar për mediat vendase.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e zjarrit. /abcnews.al