Zjarr në një varrezë makinash në rrugën e “Dajtit”

schedule23:14 - 18 Maj, 2021

schedule 23:14 - 18 Maj, 2021

Mbrëmjen e sotme në rrugën e Dajtit ka rënë zjarr në një varrezë makinash. Policia bën me dije se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 18.05.2021, rreth orës 22:30, në rrugën e “Dajtit”, ka rënë zjarr në një varrezë makinash, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia./mv.abcnews.al