Një stan bagëtish është përfshirë nga zjarri në fshatin Kakac të Maliqit, pasditen e sotme. Ndërtesa në pronësi të Petrit Fasho është djegur plotësisht dhe bashkë me të edhe 40 keca dhe një viç.
Ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse nuk ka mundur të shpëtojë asnjë prej bagëtive.
Policia po heton shkakun e zjarrit dhe nga hetimet paraprake dyshohet qe të jetë aksidental. Sakaq, dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë 4 milion lekë të vjetra. /abcnews.al