Të paktën 66 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur, pas shpërthimit të një zjarri në një spital të Covid në Irak.
Sipas autoriteteve, ende nuk dihet shkaku i ngjarjes tragjike. Por ky nuk është rasti i parë i shpërthimit të një zjarri në një spital të Covid në Irak. Një bombol oksigjeni shpërtheu në një spital të Bagdadit në prill, duke vrarë të paktën 82 persona dhe duke plagosur 100 të tjerë.
Ngjarja ka shkaktuar trazira dhe përplasje midis familjarëve dhe oficerëve të policisë. Dy makina patrullë u dogjën./abcnews.al