Zjarr në një shtypshkronjë në Francë, 34 të lënduar

schedule08:44 - 10 Shkurt, 2022

schedule 08:44 - 10 Shkurt, 2022

Shtypshkronja e bankës franceze në Chamalieres në Francë, është përfshirë nga flakët  si pasojë e të cilës kanë mbetur të lënduar 34 persona. Në vendngjarje kanë mbërritur 70 zjarrfikës. Banka e Francës në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale tha se zjarri është nën vënë në kontroll, dhe se 387 punonjësit që ishin në ndërtesë tashmë janë të sigurt.

Drejtori i shtypshkronjës, Pierre-Yves Buasseno, tha se zjarri do të kishte pasoja të pashmangshme për shtypjen e parave, por shtoi se ata nuk ishin të shqetësuar pasi nuk ishte prekur e gjithë fabrika e prodhimit.

“Nuk e dimë se si ka shpërthyer zjarri,”, tha guvernatori lokal.

Ai shtoi se nuk ka rrezik për banorët e zonës pasi në shtypshkronjë nuk ka pasur lëndë toksike në momentin e rënies së zjarrit.

Çdo vit në këtë shtypshkronjë shtypen 2.5 miliardë kartëmonedha.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!