Dy të moshuara humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri në një shtëpi të mosharish në Madrid.
Zjarri shpërtheu mëngjesin e sot, rreth orës 07:00, në shtëpinë ku strehoheshin 40 të moshuar.
Mediat e huaja shkruajnë se një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar djegie në trup, ndërsa të tjerët janë shtruar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. /abcnews.al