Në Manila, Filipine, të paktën 15 persona humbën jetën pas rënies së zjarrit që shkatërroi një shtëpi në Quezon, pranë kryeqytetit. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra Kombëtare e Mbrojtjes nga Zjarri, cituar nga mediat lokale.
Zjarri ka rënë rreth orës 05:30 me orën lokale dhe është shuar nga zjarrfikësit rreth dy orë më vonë.
Tre persona u shpëtuan. Mes viktimave ka familjarë dhe punëtorë që qëndronin në banesë. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
/abcnews.al