Zjarr në një servis automjetesh në Elbasan, digjen dy makina

schedule11:48 - 27 Nëntor, 2023

schedule 11:48 - 27 Nëntor, 2023

Dy automjete janë shkrumbuar pjesërisht, pas flakët përfshirë një servis automjetesh në Elbasan.

Zjarri në servisin në pronësi të 28-vjeçarit banues në Elbasan, dyshohet se ka rënë për shkak të një defekti në linjën elektrike.

Automjetet ishin lënë në këtë servis për t’u riparuar. Sakaq grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/