Zjarr në një resort turistik të Francës

schedule13:03 - 20 Janar, 2019

schedule 13:03 - 20 Janar, 2019

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e së dielës një resort turistik dimëror në juglindje të Francës, duke vrarë 2 persona dhe plagosur 22 të tjerë. Sipas mediave lokale, flakët përfshinë tre ndërtesa dhe u desh ndërhyrja e 70 zjarrfikësve që situata të vihej nën kontroll.

Ekipet e shpëtimit përdorën shkallë për të nxjerrë njerëzit nga dritaret e ndërtesave trekatëshe, ndërsa të tjerë u hodhën vetë pa pritur mbërritjen e tyre. Burimet mediatike raportojnë se godinat e përfshira nga zjarri shërbenin si pika qëndrimi për rreth 60 punonjës të resortit në lokalitetin Kurshevel.

Ndërkohë, 3 nga 4 personat që morën plagë serioze u transportuan me helikopter në një spital të specializuar. Një zyrtar vendas deklaroi se shkak i zjarrit mund të jetë bërë çlirimi i monoksidit të karbonit në ajër, por do të jetë hetimi i prokurorisë që do të zbardhë motivet e vërteta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!