Zjarr në një qendër emigrantësh në Meksikë, 37 të vdekur

schedule10:39 - 28 Mars, 2023

schedule 10:39 - 28 Mars, 2023

 Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shpërthimit të një zjarri në një qendër migracioni në Ciudad Juarez , Meksikë, pak metra nga kufiri i SHBA-së.

Autoritetet thanë se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Migracionit (INM) ndodhi pas transferimit të rreth 71 emigrantëve.

Shkaku i zjarrit apo kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

/abcnews.al