Një pulari është përfshirë nga flakët gjatë ditës së hënë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në Fushë-Farkë, në afërsi të Surrelit. Mësohet se ambienti ku ranë flakët janë në pronësi të shtetasit D.T.
Mësohet se si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Rrethanat e zjarrit mbeten ende të paqarta. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al