11 persona tre prej të cilëve fëmijë kanë humbur jetën për shkak të një zjarri në një pallat.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin veri-lindor në Bohum, në Republikën Çeke.
Gjashtë persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i zjarrit, ndërsa pesë të tjerë humbën jetën për shkak se u hodhën ka kati i 11 i pallatit në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.
Ndërkohë dhjetë persona, përfshirë dy zjarrfikës dhe një oficer policie raportohet se janë plagosur.
Guvernatori i rajonit Moravia-Silesia u shpreh se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.