8 viktima dhe 31 të plagosur është bilanci i një zjarri të shpërthyer në një pallat në Paris mesnatën e të hënës. Policia ka arrestuar një grua, që banon në pallat, pasi dyshohet se ka qenë ajo që ka vënë zjarrin.
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në një zjarr të shpërthyer në një pallat tetë katësh në Paris mesnatën e të hënës. Një grua, e cila jetonte në pallat është arrestuar pasi policia dyshon se ka qenë ajo që ka vënë zjarrin qëllimisht. 31 persona mbetën të plagosur nga të cilët një është në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë dhe dy zjarrfikës.
Zjarri shpërtheu rreth orës 1 të natës në një pallat të ndërtuar në vitet ’70 në rrugën Erlanger. Zjarrfikësit, të cituar nga e përditshmja Le Monde, folën për një skenë dhune të pabesueshme dhe duke folur për gazetarët rreth orës pesë të mëngjesit, ata theksuan se bilanci i viktimave mund të jetë më i rëndë pasi numri i banorëve që jetojnë aty është i madh. Shumë nga banorët për të shpëtuar nga flakët u ngjitën në tarracën e pallatit./abcnews.al