Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një ndërtesë të shërbimit të sigurisë në Rusi, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

schedule11:47 - 16 Mars, 2023

schedule 11:47 - 16 Mars, 2023

Një ndërtesë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) në qytetin jugor të Rostovit është djegur. Pamjet dramatike të postuara në mediat sociale tregojnë flakët që kanë përfshirë pjesë të ndërtesës, me tymin që ka mbuluar pothuajse të gjithë qytetin.

Sipas raporteve, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat ruse raportuan zjarrin duke cituar shërbimet e urgjencës, duke thënë se ndërtesa i përkiste seksionit rajonal të patrullimit kufitar të FSB-së. FSB është shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë dhe është përgjegjës për kundërzbulimin, sigurinë kufitare dhe kundër terrorizmit.

Shërbimet e urgjencës ndodhen në vendngjarje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!