4 persona mes tyre edhe 2 foshnje kanë humbur jetën, pas rënies së zjarrit në një ndërtesë të braktisur në Barcelonë. Në ndërtesë ishin strehuar dy familje, sipas informacioneve. Dy të miturit që humbën jetën ishin një foshnjë 3 vjeç dhe një foshnjë 3 muajshe.
Katër personat e tjerë, të cilët shpëtuan ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërtesat e shumta të braktisura, të papërshtatshme për banim, por në të cilat jetojnë të pastrehë përbën një rrezik serioz.
Rreth një vit më parë, shumë njerëz humbën jetën në një magazinë të braktisur, ku ishin strehuar shumë banorë në Badalona, një periferi e Barcelonës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit./abcnews.al